Nuk dihet nëse Anjeli mendon si Dibala, që Pogba të kthehet tek Juvja!

Përfituan mjaft në momentin që e transferuan, dhe në atë kohë 105 milionë euro ishin një shifër e shkëlqyer. Pol Pogba u duk se do të arrinte kulmet e karrierës në “Old Traford”, por ndërsa kjo nuk po ndodh, një njohje e vjetër po i këndon “serenatë” që të kthehet. Paulo Dibala, që ishte shok skuadre me francezin në 2015-2016, i bëri një ftesë të hapur në një intervistë për median “Otro”.

“Unë dhe Poli kemi marrëdhënie shumë të mirë, dhe kur luanim bashkë, gjithnjë përpiqeshim të gjenim një mënyrë të re për të festuar golat, – ishin fjalët e argjentinasit, – ne shënuam shpesh dhe festimet ndryshonin dendur, dhe shpresoj që një ditë të festojmë sërish së bashku”. Pogba luajti shumë mirë për Juventusin në vitet që u ndodh aty, duke fituar 8 tituj, nga të cilët 4 trofe të Serisë A, e duke arritur në finalen e Championsit, i mundur nga Barcelona e treshes Mesi-Suarez-Nejmar.

Në atë kohë, tek Juvja luanin edhe Karlos Tevez dhe Andrea Pirlo, që ishin mentorët e mesfushorit francez. Nuk dihet se ku do të jetë e ardhmja e Pogbasë, por duket e sigurt që do të jetë larg Mançester Junajtidit, sidomos sepse vështirë që mund të arrihet kualifikimi në Champions, jo më të fitohet titulli në Angli. Gjithsesi, nuk dihet nëse presidenti juventin, Andrea Anjeli, mendon një lloj si Dibala.

Sfidanti.al