Atentati ndaj Kovacevic, Raul Bravo mbrohet: Cmenduri, histori për film

Lajmi për një atentat ndaj Darko Kovacevic bëri menjëherë xhiron e botës dhe vazhdon të ketë jehonë në media. Kjo edhe për lajmin e publikuar nga e përditshmja serbe ‘Telegraf’ sipas së cilës urdhëruesi I atentatit ishte ish futbollisti spanjoll Raul Bravo që për më tepër ka qenë shok skuadre me Kovacevic.

Raul Bravo që është I përfshirë në skandalin e basteve Operacion Oikos në spanjë I mohoi akuzat në një intervistë të dhënë për Radio Marca

‘Këto gjëra nuk më krijojnë probleme mua personalisht, por familja ime I lexon këto budallallëqe dhe vuan për këtë-tha Raul Bravo-më telefonoi Darko për të më pyetur sesi ndihesha dhe më siguroi se cfarë u publikua është një absurditet. Kemi qenë shokë dhome dhe kemi një raport të shkëlqyer. Është një histori që nuk qëndron as në qiell e as në tokë.Netflix nuk është asgjë në krahasim me filmin që dikush po bën me të gjithë këtë histori’

Për të shpjeguar arsyen se përse u përmend emri I tij në të gjithë këtë cështje, ish futbollisti foli për sensazion. ‘Një revistë skandalistike serbe nxjerr në dritë lajmin dhe në mënyrë të pabesueshme shfaqet e sigurt se isha unë që urdhërova atentatin e Kovacevic-vijon Raul Bravo-por ajo që nuk shet nuk ka rëndësi dhe të historiaqë unë doja të vrisja Darkon shet më shumë numra reviste’.

Sfidanti.al