Neymar Jr dhe Paris Saint Germain janë të përfshirë në botën e modës teksa janë në bashkëpunim me Denim që së fundmi prezantoi linjën e re të veshjeve të markës Replay. Javën e kaluar në Parkun e Princave në Paris u bë prezantimi I koleksionit të ri dhe braziliani ishte I pranishëm në këtë event.
Ky koleksion I ri përbëhet nga 8 komplete veshjesh të cilat do të dalin ne shitje në muajin qershor edhe në rrjetin e shitjeve të klubit parizine. Koleksioni u prezantua paraprakisht në kornizën e jashtëzakonshme të stadiumit të Paris Saint Germaonit dhe të pranishëm përvec brazilianit ishin edhe personazhe të famshëm të tjerë ndërkombëtarë si Joan Smalls, Lorena Rae, Shanina Shaik, Baptiste Giabiconi e Chiara Biasi si dhe media e influencere.
Sfidanti.al