Trajneri Favre ishte gabim, Halandi pati nevojë veç për 183 sekonda që të përshtatej!

Sot po cilësohet blerja më e madhe e dimrit, një sulmues race si ai që merret vetëm për nja 22 milionë euro. Gjithsesi, trajneri i Dortmundit, Lysien Favre, i shqetësuar nga presioni i madh që mund të krijohej mbi Erling Halandin, deklaroi se “ai ka nevojë për kohë që të përshtatet me ne”. Për habinë e madhe të zviceranit, djaloshi 19-vjeçar nga Norvegjia pati nevojë vetëm për 183 sekonda që të shënonte golin e parë në Bundesligë, në ndeshjen debutuese. Ai ishte në stol, dhe kur Favre e hodhi në fushë, Augsburgu kryesonte 3-1. U deshën vetëm 20 minuta që Halandi të realizonte tri herë dhe Dortmundi të fitonte 4-3.

“Debut ëndrrash me 3 gola të shpejtë, – shkruajti “Bildi”, – vareja-Haland. Unë isha dëshmitar i një mrekullie, një 19-vjeçar ktheu Dortmundin nga vdekja në jetë”. Borusia këto kohë nuk ka qenë një klub me ndonjë vetëbesim të madh, por duket se kjo mund të ndryshojë falë 19-vjeçari. Siç thotë njëri nga drejtuesit, Mikael Corku, “Erlingu krijon një ndjenjë çmendurie në mënyrë pozitive, ne na ndihmon edhe thjesht “gjuha” e tij e trupit, edhe sikur asgjë tjetër të mos bëjë”. Gazeta e Mynihut, “Zydojçe Cajtung” komentonte se “ai ka një buzëqeshje që i fut frikën çdo kundërshtari”. Ky djalosh norvegjez, me pozitivitetin e tij të pakufishëm, ndoshta do të krijojë një epokë në “Signal Iduna Park”. Ai u bashkua me fare pak lojtarë që kanë arrituer të shënojnë 3 gola në ndeshjen debueturse në Bundesligë, përpara tij ishin Engelberg Kraus, Levandovski apo Pjer-Emerik Obamejang.

Sfidanti.al