Verën e kaluar, pasi shkëlqeu me Dinamon e Zagrebit, ai u bë lojtar i kërkuar. Kartoni i Amir Rrahmanit nuk kushtonte më shumë se 2 milionë euro në atë kohë, dhe Sëlltiku i Gllazgout dhe Standardi i Liezhit në Belgjikë u përpoqën ta merrnin nga kampionia e Kroacisë. Nuk u eci mbarë sepse në lojë u fut Verona e Serisë A, dhe agjenti i mbrojtësit nga Kosova, Adrian Aliaj, gjykoi se do të ishte më mirë në Itali. Rrahmani deshi gjithashtu që të punonte me trajnerin kroat, Ivan Juriç, duke qenë që kishte luajtur për disa vjet në Kroaci, dhe ia njihte gjuhën e mentalitetin.
Kështu edhe u bë, me djaloshin 25-vjeçar (dikur i Partizanit të Tiranës) që kaloi tek Helasi për 2.1 milionë euro. Kjo shifër sot mund të duket tallje, pasi Napoli pranoi të paguante 14 milionë euro për kartonin e tij, në mënyrë që ta ketë verën e ardhshme. Deri në maj, Rrahmani do të vazhdojë të luajë për Veronën, ndërsa më pas do të bashkohet me napolitanët. Duke qenë në moshën e duhur për futboll, mbrojtësi i djathtë pritet të bëhet edhe më i njohur, klube të tjerë ta kërkojnë dhe ai të bëjë sërish ndonjë 6-fishim të vlerës së kartonit, siç bëri këta muaj.
Sfidanti.al