Një lojtar irlandez gjobitet në Angli sepse kujton IRA-n!

Është Xhejms Meklini futbollisti në fjalë, i lindur në Derri të Irlandës, dhe padyshim një patriot irlandez. Ky Meklin u gjobit me 2 javë rroga nga klubi i tij anglez, Stouk Siti, sepse postoi një foto në Instagram, ku shkruante “mësimi i sotëm në shkollë, historia”, ndërsa ai vetë qendronte përpara dy fëmijëve të tij, me një maskë të zezë që i mbulonte fytyrën dhe gjithë kokën. Mediat britanike reaguan menjëherë, sapo u bë postimi, duke theksuar se pati një nënkuptim për IRA-n, Ushtrinë Revolucionare Irlandeze, që luftoi me armë në dorë ndaj britanikëve për çlirimin e Irlandës, por edhe për të shkëputur Irlandën e Veriut. Padyshim, IRA bëri edhe terrorizëm, duke u vrarë mjaft civilë, ndonëse këtë e bëri edhe pala tjetër duke shkatërruar shtëpi katolikësh e duke i përzënë familjet.

Meklini u detyrua nga klubi ta fshinte mesazhin në Instagram, dhe të kërkonte falje, ndërsa gazetat në Irlandë edhe e kritikojnë, por edhe e vlerësojnë sepse ai ka qenë aktivist për mbrojtjen e të drejtave të irlandezëve në Angli, nga diskriminimi që siç duket vazhdon.

Sfidanti.al