Real Madrid, mbyllet periudha e karantinimit

Mbyllet periudha e izolimit për Realin e madridit. Los Blancos ditën e enjte plotësuan periudhën 15 ditore të karantinimit që e nisën në 12 mars pasi u mësua se basketbollisti Trey Thompkins rezultoi pozitiv me coronavirus. Burime pranë klubit merenges bëjnë të ditur se asnjë lojtar tjetër I Realit të Madridit nuk rezultoi pozitiv me Covid-19. Rreth 750 punonjës te Reali I Madridit; sportistë dhe anëtarë të tjerë të departamenteve të ndryshëm u detyruan që të kryejnë këtë karantinë.

Megjithatë përfundimi I kësaj periudhe izolimi nuk prek protokollin që po ndjek klubi madrilène. Lojtarët nuk do të kthehen në stërvitje dhe ashtu sikurse edhe pjesa tjetër e spanjollëve do të vazhdojnë të jenë në izolim deri në momentin kur qeveria të heqë gjendjen e emergjencës në vend. Kështu që të gjithë anëtarët e Realit të Madridit, me përjashtim të Jovic, do të duhet që të qëndrojnë në kryeqytetin spanjoll

Futbollistët do të vazhdojnë me planin e përcaktuar nga Zidane dhe stafi teknik për të zbatuar gjatë kohës së qëndrimit të mbyllur në shtëpitë e tyre.

Sfidanti.al