Majk Tajson bën zgjedhjen: Holifildi, më i miri me të cilin jam ndeshur!

Përtej të gjitha çmendurive që ka bërë në jetë, mbetet një nga boksierët më të mirë të historisë. Majk Tajsoni, së fundmi, u pyet për gjëra më normale, jo për historitë e tij të dhunës dhe të orgjive, dhe pyetja ishte për të bërë vlerësimin e kundërshtarëve me të cilët është ndeshur në ring. Më i miri nga të gjithë, sipas amerikanit, ka qenë Evander Holifildi. “Një kampion i madh, – shprehet Tajsoni, – Holifildi i kishte të gjitha, i zgjuar, trim, i vendosur, me etikë në punë, po ashtu ishte shembullor në sjellje”.

Holifildi, sipas Tajsonit, ishte edhe njeriu me grushtet më të fortë dhe më papritur, ndërsa ish-kampioni absolut i botës vlerësoi edhe disa prej rivalëve si Larri Holmsin, Hoze Ribaltën, Toni Takerin, Miç Grinin apo Toni Tabsin. Gjithsesi, ai ka një peng. “Do të doja të kisha pasur mundësi për t’u ndeshur me Xhorxh Foremanin, në mënyrë që t’i jepnim fund debatit se kush boksier ka pasur grushtin më të rëndë në histori, unë apo ai”, – thekson Majk Tajsoni.

Sfidanti.al