Në Itali po e teprojnë për Interin: Pa Lukakun? Pa Konten? Pa problem!

Nuk është kaq e thjeshtë, dhe asgjë nuk është fituar ende. Trajneri Simone Inzagi e di mirë këtë, ashtu siç kupton paradoksin që prodhon futbolli, që mund të krijosh raste e lojë pa fund si ndaj Realit e të mundesh, e pak ditë më vonë të ndodhë që çdo gjuajtje që fut në kuadrat përfundon në gol, siç ishte rasti me Bolonjën. Gjithsesi, fitorja 6-1 në “San Siro” për Serinë A bëri që opinionistët e gazetarët të nisnin garën e batutave, të tipit “pa Lukakun, pa Konten, pa problem”.

Interi tregoi agresivitet dhe shkëlqeu sidomos holandezi Dëmfris, që shpresohet të bëjë që të harrohet Hakimi. Po ashtu, Lautaro autor goli dhe asisti për rrjetën e Xhekos. Zikaltërit kanë 10 pikë në 4 ndeshje (3 fitore, 1 barazim), dhe golaverazhin 15-4, në pritje të Romës, Milanit e Napolit që kanë nga 9 pikë me një ndeshje më pak. Autorët e golave ishin 5 të ndryshëm: Lautaro Martinez, Milan Shkriniar, Nikolo Barela, Matias Vesino, Edin Xheko dhe sërish Edin Xheko! “Luajtëm me zemërimin që duhej pas asaj që ndodhi me Realin, – tha Inzagi, – Dëmfris po integrohet më shpejt sesa pritej, për fat kam Vesinon e Galiardinin dhe lashë pushim Brozoviçin e ndonjë tjetër”

Sfidanti.al