Mediat spanjolle nuk e kanë humbur këtë fakt, dhe e përditshmja “AS” e prezanton me shumë kënaqësi. E ardhmja e Realit të Madridit duket në duar të sigurta me disa lojtarë me moshë të re që kanë nisur të gjejnë vend e të shkëlqejnë në skuadrën e Karlo Ançelotit. Mesfushori Fede Valverde është 23 vjeç dhe është shtyllë e ekipit. Sulmuesi Vinisius, ende tepër i ri, ka 4 gola në 6 ndeshje këtë sezon duke qenë shumë më mirë sesa vjet. Eduardo Kamavigna është një 18-vjeçar i sapoardhur në ekip dhe ka një gol e 1 asist në 2 ndeshje. i riu Migel Gutierrez ka dy asiste, ndonëse nuk ka luajtur shumë, sulmuesi brazilian Rodrigo është 20 vjeç dhe shënoi golin e fitores në Champions në “San Siro” ndaj Interit. Rodrigo ka një statistikë krej special pasi në Champions ka 6 gola me 8 gjuajtje në portë). Listën e “AS”-it e plotëso mbrojtësi 23-vjeçar Eder Militao. Jo më kot, thuhet se Reali ka ekipin U23 më të mirë në Europë.
Sfidanti.al