Luajti për 8 vjet me fanelën bavareze dhe ishte rekordmen pas Gerd Mylerit. Robert Levandovski do të mbetet një legjendë tek Bajerni dhe këtë e kishin të qartë shumica e anëtarëve të Asamblesë së klubit që u mblodhën tani së fundmi. Gjithsesi, nga foltorja u dëgjuan edhe akuza, siç bëri një përfaqësues i tifozëve, Diter Marks, që e akuzoi polakun si “njeri pa karakter” dhe ftoi klubin që të mos i bënte nderet e duhura në të ardhmen. “Levandovski nuk meriton një ndeshje lamtumire kur të mbyllë karrierën, – tha ai, – as që të jetë në Sallën e Lavdisë”. Pjesa më e madhe e pjesëmarrësve i dolën kundër, përfshi edhe shefin ekzekutiv, Oliver Kahn, që e vlerësoi Levandovskin si protagonist të madh të Bajernit.
Sfidanti.al