Ndryshon situata për Muçin, Solskjaer i bën kërkesë sulmuesit shqiptar

Që me ardhjen e Ole Gunnar Solskjaer në Stamboll, situata e Ernest Muçit është përmirësuar ndjeshëm, me sulmuesin kuqezi që po fiton minuta të rëndësishme te Besiktas. Sipas asaj që shkruan  “Sporx, Solskjaer i ka kërkuar Muçit që të qëndrojë te Besiktas, pasi e shikon si pjesë të projektit. 24-vjeçari, edhe pse ka kontratë deri në vitin 2027,  është përfolur shumë për një largim nga skuadra. Gjithsesi, për momentin synimi kryesor i futbollistit kuqezi është mbyllja e sezonit aktual, për të parë më pas si do shkojnë gjërat.

sfidanti.al