Stefano Pioli po kalon javët e fundit të eksperiencës së tij te Milani, pasi rrugët mes palëve do të ndahen në fund të këtij sezoni, megjithatë 58-vjeçari nuk pritet të rrijë gjatë pa punë.
Sipas mediave italiane, e ardhmja e Piolit me shumë mundësi do të jetë te Napoli, teksa tekniku kuqezi ka takuar edhe presidentin De Laurentiis, me këtë të fundit që duket i bindur t’i ofrojë menjëherë pankinën e klubit.
Palët kanë rënë dakord për një kontratë dy vjeçare me pagë tre milionë euro në sezon, megjithatë nuk do të ketë asnjë hap konkret, pa u mbyllur më parë llogaritë mes Milanit dhe Stefano Piolit. Tekniku italian pret që kuqezinjtë t’i ofrojnë një bonus për prishjen e parakohshme të kontratës që skadon në verën e 2025-ës dhe më pas të jetë i lirë t’i bashkohet Napolit, ku do të ketë mundësi të luajë për objektiva madhorë dhe t’i tregojë Milanit se gaboi me largimin e tij.
Sfidanti.al