Nagelsman nuk e shpall fitoren, por Bajerni është pranë çerekfinaleve!

Fitorja është fitore, aq më tepër jashtë fushe, dhe sidomos kur është e merituar. Bajerni duket se do të hakmerret për eliminimin e padrejtë që pësoi dy vjet më parë nga Paris SG, dhe i ka të gjitha mundësitë për të kaluar në çerekfinalet e Championsit. Gjithsesi, trajneri bavarez nuk e shpalli fitoren.  Nagelsmani e ka të qartë se PSG mund të jetë më i rrezikshëm me Mbapenë dhe Mesin në formë, ndonëse nuk mund të mos shprehte vlerësimin për ekipin e tij.

“Ne ishim shumë mirë në pjesën e parë, sidomos në 25 minutat e para. U habitëm që patëm atë dominim. Nuk e prisnim që Paris Sen Zhermeni të ishte aq pasiv. Ishte më e vështirë kur Mbape hyri në fushë. Kualifikimi është ende i hapur, edhe pse jemi në pozita të mira”. Bajerni mbetet i vetmi ekip në Champions që i ka fituar të 7 ndeshjet deri tani. Për “Kikerin” gjerman, plani I Julian Nagelsmanit funksionoi, ndonëse trajneri u nervozua shumë me kartonin e kuqe të Pavarit.

Sfidanti.al