Stadiumi i madh lombard nuk mban 85 000 tifozë siç kishte në vitet 80-të. Sot është ndryshe dhe “San Siro” ka 74 000 vende, që ishin që të gjitha të zëna në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Championsit, Milan-Totenhem. Siç raportojnë mediat italiane, të ardhurat nga biletat arritën në mbi 9.1 milionë euro. Do të thotë se mesatarja për çdo biletë është 122 euro, ndërsa ky është një rekord italian.
Sfidanti.al