Pioli i pakënaqur me fitoren e Milanit: Duhej të kishim dalë 2-0!

Në dy kampet e kundërta këndvështrimi po ashtu ishte i ndryshëm. Milani vërtet fitoi 1-0 ndaj Totenhemit dhe hodhi hapin e parë drejt kualifikimit për në çerekfinalet e Championsit, por kuqezinjtë mendojnë se kjo ishte e paktë. Trajneri Stefano Pioli kërkonte më shumë: “Dy rastet që patëm ishin të pastër dhe unë isha fati të festoja. 2-0 do të kishte qenë një rezultat më i mirë, aq më tepër që ndeshja e dytë do të jetë mjaft e vështirë. Jam i kënaqur me lojën e skuadrës, ishim agresivë, bëmë presion kudo, fituam edhe duele. Lojtarëve u thashë para ndeshjes se ishim në vendin e duhur, në momentin e duhur”. “Milani prej Diazi, shkruan “La Gazeta delo Sport”, në një lojë fjalësh  që do të thotë edhe “Milan prej note 10”: Zbutet Totenhemi. Milani do të kërkojë çerekfinalet e Championsit për herë të parë që nga viti 2012 kur u eliminua nga Barcelona, ndërsa Totenhemi ia ka dalë së fundmi në 2019 kur arriti deri në finale.

Sfidanti.al