Në Turqi e bëjnë të kryer rikthimin e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar përflitet të firmosë me Fenerbahçen në vazhdim. Për këtë klubi turk duhet të paguajë te Majorka, që ka shpenzuar rreth 8 milionë euro për firmën nga Lacio. “Aksam” tregon se marrëveshja është mbyllur. Muriqi shpërtheu pikërisht në Superligën turke. Një rikthim i tij sigurisht që do të ishte i bujshëm, pasi do të vihej nën urdhërat e Murinjos. Kujtojmë se në 112 ndeshje të Superligës turke, 30-vjeçari shënoi 37 gola dhe asistoi 14 të tjerë.
sfidanti.al