Arinaldo Rrapaj është zyrtarisht një lojtar i skuadrës ukrainase të Kolos Kovalivka. Ish-futbollisti i Partizanit ka firmosur për 3.5 vite dhe do të mbajë vesfur fanellën me numrin 99. Kolos është pjesë e Premier League ukrainase dhe ndodhet në vendin e 11-të në klasifikim me 18 pikë.
Njoftimi i klubit ukrainas:
Mesfushori shqiptar Arinaldo Rrapaj iu bashkua Kolosit. Ai është një lojtar sulmues (mund të luajë në pozicionin “nëntë” dhe në krahun e djathtë). Lartësia e tij është 170 cm, pesha 72 kg. Lindur më 9 gusht 2001 në qytetin e Vlorës (Shqipëri). Më parë, Arinaldo ka luajtur për Partizanin për tre sezone dhe në vitin 2023 u shpall si lojtari më i mirë në Shqipëri. Rrapai në sezonin aktual ka luajtur 15 ndeshje për Partizanin, në të cilat ka shënuar 4 gola dhe 3 asistime. Ai gjithashtu luajti tre ndeshje në kualifikueset e Ligës së Konferencës 2024/2025. Ka luajtur dy ndeshje për kombëtaren e Shqipërisë, 4 ndeshje për ekipin U21 dhe 8 ndeshje për ekipin U19.
sfidanti.al