Mesi ka fituar me Argjentinën Olimpiadën, Kupën e Amerikës dhe Botërorin U20, a do ta fitojë Botërorin në Katar?

Është thënë shpesh se me ekipin kombëtar nuk i ka arritur dot sukseset që pati tek Barcelona. E vërtetë, por nuk mund të thuhet se ka dalë krejt pa gjë. Lionel Mesi me Argjentinën ka fituar Kupën e Amerikës, medaljen e artë në Lojrat Olimpike dhe Botërorin U20 pa llogaritur atë që u cilësua si “Finalja e Madhe” (finalissima) ndaj Italisë në “Londër”. Gjithsesi, “Pleshti” ende nuk ka bërë dot atë që bënë Kempesi e Diego Maradona, për të fituar Kupën e Botës. Këtë dimër ndoshta ka rastin e fundit, në Katar, në moshën 35-vjeçare. Përsa i përket statistikave, ato nuk kanë të sharë pasi Mesi ka shënuar 86 gola në 162 ndeshje dhe ka shërbyer 49 asiste.

Sfidanti.al