Rydiger u tregon tifozëve të Realit përrallën më të bukur: Refuzova Barcelonën!

Që të kesh dëshirë të luash në një ekip 13 apo 14 herë kampion të Europës, kjo nuk ka asgjë të keqe. Edhe që të refuzosh Barcelonën sërish nuk ka ndonjë gjë për t’u habitur apo “koritur”. Gjithsesi, kur del në prezantim tek Reali dhe thua përpara kamerave se “doja Madridin dhe asgjë tjetër, kam refuzuar Barcelonën”, atëherë puna ndryshon. Antonio Rydiger, mbrojtësi i kombëtares së Gjermanisë, u tregoi tifozëve spanjollë pikërisht përrallën më të bukur që ata duan të dëgjojnë, edhe pse në shumicën e rasteve e kuptojnë se është vetëm përrallë. Gjithsesi, Rydigeri është një përforcim mjaft i mirë për trajnerin Ançeloti dhe pritet që Reali të jetë edhe më i fortë me të.

Sfidanti.al