Çfarë lajmi, Rafa Nadal kthehet në Uimbëlldon pas … 3 vjetësh!

Rekordmeni i Grand Slemeve dhe “Mbreti i Parisit” ka vendosur që të rrezikojë për të synuar trofe të tjerë. Rafael Nadal do të marrë pjesë në turneun e këtij viti në Uimbëlldon, pjesëmarrja e tij e parë në 3 vjet, dhe madje pjesëmarrja e parë në 3 vjet në një aktivitet teniti në fushë me bar. Nadali, që fitoi “Rolan Garosin” për herë të 14-të në muajin maj, do të marrë pjesë në “Harlingam Klab” (Hurlingham Club) dhe do të ketë një fillim të vështirë sepse do të ndeshet që në raundin e parë me zviceranin Stan Vavrinka, 3 herë fitues Grand Slemi. Në Harlingam do të marrë pjesë edhe Novak Gjokoviç, kampioni i fundit i Uimbëlldonit në 2019.

Sfidanti.al