Ende të gjithë janë të bindur se Robert Levandovski do të kalojë në “Kamp Nou”. Vetë legjenda polake e ka deklaruar hapur se epoka e tij tek Bajerni ka marrë fund dhe se dëshira e vetme është të luajë për Barcelonën. Për këtë ka refuzuar ekipe si Çelsin dhe Paris SG. Gjithsesi, në Mynih besojnë në diçka tjetër dhe mediat europiane po shkruajnë se “Bajerni nuk lëshon pé”. Bavarezët nuk kanë ndërmend ta lejojnë sulmuesin që të largohet. Ish-presidenti Uli Hënes thotë shkurt se “sezonin që vjen shoh një ekip tërheqës të Bajernit dhe me Levandovskin”.
Sfidanti.al