Lids Junajtid ia bën “fora” në treg, shpenzon gati 60 milionë euro për blerjet

Dikur ka qenë një skuadër e madhe dhe flasim për vitet 70-të të shekullit të 20-të. Lids Junajtidi këtë vit ishte krejt ndryshe dhe thuajse u rrëzua nga Premier Liga, por ndoshta nuk dëshiron që kjo të përsëritet ndaj edhe ka nisur shpenzimet. Me mbi 57 milionë euro të hedhura në treg për të marrë lojtarë, të bardhët janë të katërtët në Europë pas Liverpulit (86 milionë euro), Realit (80) dhe Mançester Sitit (60). Lidsi ka marrë Brenden Aronson (33 milionë euro), Rasmus Kristensen (13) dhe Mark Rokën nga Bajerni (12). Gjithsesi, pritet largimi i lojtarëve të rëndësishëm si Rafinja dhe Kalvin Filips.

Sfidanti.al