Kontrata zgjatet vetëm me 12 muaj, vetëm me një sezon, dhe ky nuk është një sukses i madh, por më shumë është një vlerësim si edhe një dyshim i rëndësishëm. Simone Inzagi do të jetë trajner i Interit deri në 2024, pasi u mor vesh me drejtuesit e klubit, veçse shtesa e kohës në akord është tepër e vogël, minimalja e mundshme. Kjo tregon se Interi, pavarësisht vlerësimit për stilin e lojës së Inzagit, për fitoren e Kupës dhe Superkupës, për kalimin e grupeve në Champions dhe luftës deri në fund për titullin, kërkon edhe më shumë. Nga trajneri kërkohet titulli, ashtu siç bëri Antonio Konte. Të shohim nëse do të jetë pozitiv sezoni i dytë në stol në Milano, dhe në ekip mund të ketë edhe Lukakun e Dibalën, përveçse Asllanin dhe Mkitarianin.
Sfidanti.al