Ia doli për të marrë titullin e 11-të, duke treguar se në kontinentin e vjetër edhe ajo di të bëjë ato që bën Reali, që ka 14 Champions në futboll dhe 10 në basketboll për meshkuj. Barcelona u shpall kampione e Europës në futboll në sallë pasi fitoi finalen ndaj skuadrës polake, Kielce. Ndeshja për titull në Fazën Finale në Këln u vendos nga penalltitë, hera e dytë që ndodh pas asaj në 2016 kur u fitua nga Kielce kundër katalanasve. Për Barçën, ky ishte titulli i dytë radhazi dhe i 11-ti në këtë Champions. Plot 20 000 spektatorë ishin në këtë finale në Arenën e Këlnit në Gjermani.
Sfidanti.al