Kryesorja është që skuadra të forcohet dhe që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë se ky tani. Barcelona është tashmë e sigurt se do të marrë Miralem Pjaniçin nga Juventusi, të cilit do t’i japë si këmbim brazilianin Artur Melo. Mesfushori boshnjak, sipas mediave, ishte një nga kërkesat fikse të Lionel Mesit, me gjasë sepse stili i lojës së boshnjakut i përshtatet katalanasve, dhe vetë kapitenit. Besohet se Pjaniç do të ndihmonte më shumë në organizimin e lojës, duke lehtësuar argjentinasin e duke i lënë më shumë detyra pranë portës kundërshtare.
Si është llogaria financiare e këtij shkëmbimi? Mediat shkruajnë se kartoni i Pjaniçit vlerësohet në rreth 70 milionë euro, ndërsa ai i Arturit në rreth 80 milionë, e kjo për shkak të moshës shumë më të re. Katalanasit do të fitonin 10 milionë euro nga kartoni, por do të humbisnin nga rroga. Pjaniç fiton 7.5 milionë euro tek Juvja, ndërsa Artur mund të shkojë tek “Zonja e Vjetër” për rreth 5 milionë. Braziliani besohet se kërkon më shumë nga ana financiare, dhe vetëm kjo gjë e ka penguar arritjen përfundimtare të një akordi.
Sfidanti.al