Mjeshtrat e parametrit zero, Dortmundi merr edhe Tomas Mënierin!

Nuk është një lojtar dosido, por futbollist i kombëtares së Belgjikës, të tretës në Botë në 2018 në Rusi. Tomas Mënuer do ta vazhdojë karrierën tek Borusia e Dortmundit, kur këtë verë do t’i përfundojë kontrata me Paris SG. Mbrojtësi i fortë i krahut do t’i japë përvojë dhe potencial skuadrës së Lysien Favres, ndërsa drejtuesit verdhezinj konfirmuan sërish zotësinë e tyre për të afruar lojtarë pa shpenzime të mëdha, madje pa shpenzime fare. Mënieri, 28-vjeçar, do të bashkohet me ekipin gjerman me parametër zero.

Mbrojtësi i djathtë ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, ndërsa me PSG-në fitoi 3 tituj në Francë, 3 Kupa të Francës e 3 Kupa të Ligës, duke luajtur 128 ndeshje. Dortmundi ka realizuar edhe më parë transferime të tilla, ndërsa është edhe më shumë i njohur për afrimin e lojtarëve të rinj, që nga të tillë si Levandovski, Rojs e Gëce, tek Sanço e Haland.

Sfidanti.al