Tek Teuta nuk gjejnë “rehat” me stolin: Të mbajmë Martinin,apo të kthejmë Shkëmbin?!

Mund të jesh mirë me rezultate, por gjërat të ndryshojnë. Tek Teuta po mendojnë pikërisht diçka të tillë e ndoshta sezoni i ardhshëm do ta gjejë skuadrën durrsake me trajner të ri. Bledi Shkëmbi pritet të kthehet në detyrën që e la vetëm pak muaj më parë. Burime nga Durrësi bëjnë me dijë se drejtuesit e klubit kanë menduar pikërisht për korçarin, i cili ka qenë lojtar për shumë vite tek “Djemtë e detit”, si dhe ku punoi për më shumë se një sezon si trajner. Që nga mesi i dhjetorit 2019, durrsakët drejtohen nga Edi Martini, dhe shkodrani ka pasur rezultate pozitive.

Ekipi është në vendin e 5-të në Superligë, shumë pranë vendit të tretë, pra duke qenë pretendentë për t’u kualifikuar për në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm. Po ashtu, Teuta është e kualifikuar për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë, pasi eleminoi Vllazninë. Martini synon ta kapë Europën edhe nga Kupa, por po ashtu të fitojë edhe një trofe.

Sfidanti.al