Mertezaker në një rol të ri dhe të habitshëm tek Arsenali, lojtar dhe drejtor!

Anglia është e famshme për rolin e dyfishtë lojtar-trajner, edhe pse prej kohësh nuk shihet në Premier Ligë (i fundit ndoshta ishte Xhanluka Viali tek Çelsi). Pikërisht kampionati anglez do të ketë një risi tjetër, tashmë që lojtar-trajner po arkivohet plotësisht. Per Mertezaker, gjigandi gjerman i Arsenalit, do të vazhdojë të jetë futbollist i skuadrës së Arsen Vengerit, por njëkohësisht do të jetë edhe … drejtor i akademisë. Do të duhej të ndodhte edhe kjo!

Postin e ri, Mertezaker do ta marrë në 2018, por besohet se do të vazhdojë të luajë, pasi ai është vetëm 32 vjeç, një moshë krejt normale për të qenë në nivelet e larta të futbollit. “Kam vendosur që Per të bëhet drejtor i akademisë pasi ai ka një karakter të jashtëzakonshëm, – thotë Venger, – ai është një shembull i madh për të gjithë”. Kjo, për trajnerin francez, do të bëjë që ai të ndikojë shumë tek fëmijët, para të rinjtë dhe të rinjtë, tek ata që cilësohen si yjet e ardhshëm potencialë në futboll. “Ky është fillimi i një kapitulli të ri dhe shumë emocionues në karrierën time”, – ishte komenti i qendërmbrojtësit gjerman. Paç fat, Mertezaker!

Sfidanti.al