Mema largohet nga Pogradeci

Ardian Mema nuk është më trajner i Pogradecit. Trajneri kryeqytetas, menjëherë pas humbjes 2-3 përballë Luftëtarit në javën e 6-të të Kategorisë së Parë, ka paraqitur dorëheqjen tek presidenca e klubit, presidenti Armand Lilo. Gjatë ditës së sotme, në një takim të dytë mes palëve, drejtuesit e skuadrës pogradecare kanë pranuar dorëheqjen e trajnerit.

Mema ka deklaruar: “Po, jam larguar nga Pogradeci, kam dhënë dorëheqjen. Pas humbjes me Luftëtarin jam takuar me presidentin e klubit dhe i kam paraqitur dorëheqjen. Jemi takuar përsëri sot, presidenti më ka pranuar dorëheqjen, ishte një ndarje shumë miqësore”.

Pas javës së 6-të të kampionatit, skuadra liqenore ndodhet në vendin e 6-të në kuotën e 8 pikëve, 8 më pak se skuadra e vendit të parë, Skënderbeu.

sfidanti.al