Kryeministri Rama ka kohë që po bën punët e presidentit Duka, po presidenti Duka i bën dot punët e Qeverisë?! Çfarë pretendon më shumë një president futbolli nga kryeministri i vendit të tij. Trajnerin e Kombëtares Silvinjo ia solli të paketuar… bashkë me rrogën e tij. Sa herë që vjen FIFA ose UEFA, pra Infantino apo Ceferin, më parë shkojnë tek shefi i madh se sa tek shefi i vogël në FSHF. Edhe Komitetin Ekzekutiv i UEFA-s , që u mblodh ne Tirane pak kohe me pare, mbledhjen më pikante e bëri në krymeministri se sa në zyrat e futbollit…
Dhe.. e fundit, një gol tjetër në portën e presidentit Duka . Si për ironi të fatit, zoti Rama shfaqet me presidentin e Realit Madridit, Perez për të importuar në Shqipëri pak nga lavdia galaktike e klubit spanjoll . Kjo mund te quhet ironi e fatit? Pse e tillë? Disa vite më parë, i fikëm dritat Realit të madh dhe presidentit Perez, dhe Ronaldos, tamam kur do të luanin ndeshjen më lilipute me Gramozin, kurse në kohën e sotme, , “dritat e futbollit” do të vijnë nga Madridi…
Sfidanti.al