Mbappe rrezikon të humbasë edhe ndeshjen ndaj Pachucas

Pasi mungoi në ndeshjen e parë kundër Al-Hilal (1-1), Kylian Mbappé rrezikon të humbasë edhe ndeshjen e dytë të Real Madridit në Kupën e Botës për Klube kundër Pachucas. Sulmuesi francez, raporton “Marca”, kishte ethe të forta, që e detyruan të qëndronte i izoluar në dhomën e tij të hotelit në Miami për të shmangur rrezikun e infektimit dhe gjithashtu tregoi vështirësi në të ngrënë, aq sa iu desh të ndiqte një dietë të lehtë të bazuar në fruta dhe pije energjike. “Ai kishte një infeksion mjaft serioz viral. Do ta shohim në ditët në vijim nëse mund të shërohet”, tha Xabi Alonso për të pas ndeshjes kundër Al-Hilal.

sfidanti.al