Giuseppe Marotta synon të jetë për shumë gjatë në botën e futbollit italian. Drejtori i Përgjithshëm i Interit, gjatë prezantimit të librit të ri të gazetarit Fabrizio Biasin, pranoi se te “zikaltërit” do të mbylli një epokë të karrierës së tij, atë të klubeve.
Po, do të doja ta provoja veten time në politikën sportive, por jo si një pjesëtarë i zakonshëm në Federatën e Futbollit Italian (FIGC)”-tha ai. Sipas raportimeve të medieve italiane, Marotta synon që të “trashëgojë” postin e Gabriele Gravina në fund të mandatit të tij në krye të FIGC. Viti i duhur mund të jetë 2025 edhe nëse e ardhmja e Marotta-s te Inter mund të lidhet ngushtë me atë të Steven Zhang, i cili do të duhet të zgjidhë çështjen e financimit me Oaktree deri në pranverën e 2024-ës.
sfidanti.al