Marash Kumbulla dëmtohet në Itali, në rrezik për Andorrën e Francën!

Me paraqitjet e tij kishte rënë në sy, madje fort. Marash Kumbulla mund të quhet një nga zbulimet më të mëdha të këtij sezoni në Serinë A, veçse edhe djaloshi i ri shqiptar nuk mund të luftojë me fatin. Mbrojtësi i qendrës i Veronës pësoi dëmtim gjatë ndeshjes së kampionatit ndaj Breshës, dhe u detyrua të dilte nga loja para kohe. Bëhet fjalë për një problem muskulor, ndoshta tërheqje, ndërsa në fillim të javës do të bëhen analizat mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit.

Ekziston frika për gatishmërinë e mbrojtësit për ndeshjet e kombëtares, në 14 e 17 nëntor, përkatësisht ndaj Moldavisë e Francës, sepse duhen më pak se dy javë deri sa ato të luhen. Qendërmbrojtësi i Veronës e pati dëmtimin në momentin më të keq edhe për karrierën, pasi në sfidën ndaj Breshës, në stadiumin “Bentegodi” ndodheshin vëzhgues të Juventusit, që po e ndjek nga afër futbollistin e ri.

Kumbulla ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e Serisë A këtë sezon për Veronën, megjithë moshën e tij të re, dhe trajneri Juriç i ka dhënë besim të plotë, ashtu siç ka bërë edhe me mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Sfidanti.al