Mançini: Më mirë që humbëm sot sesa në Europian!

Ka të drejtë trajneri i Italisë dhe e ka për detyrë t’u kujtojë të gjithëve se drejton kampionen e Europës, duke fituar një titull që të kaltrit kishin 53 vjet që nuk e preknin me dorë. Roberto Mançini pranon se humbja me Spanjën në “San Siro” në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve ishte e hidhur, por beson se ekipi i tij do të dalë edhe më i fortë. “Më mirë që humbëm sot sesa të kishim humbur në Europian, – tha ai, duke kujtuar se të kaltrit ia dolën në gjysmëfinale ndaj Spanjë me penallti dhe në finale ndaj Anglisë po me penallti, – të humbësh kështu na djeg, na lë shije të hidhur në gojë, sepse i kishim mundësitë. Bonuçi duhej të kishte qenë më i kujdesshëm, patëm raste në 0-1, ndërsa në pjesën e dytë u treguam të zotë që nuk pësuam gol tjetër me 10 lojtare, madje që shënuam një gol. Kjo humbje do të na japë më shumë forcë morale”.

Sfidanti.al