Barcelona i ka keq punët me financat, dhe paratë janë të lidhura me lumturinë e futbollistëve, por edhe me sukseset sportive. Rreziku më i madh nga kjo gjendje që Lionel Mesi mund të largohet me të vërtetë, siç kërcënoi gjatë verës, tashmë që duket se dashuria që e lidhte me klubin është ftohur, ashtu si edhe shpresa që të fitojë trofe në “Kamp Nou”. Goditja më e fundit ishte detyrimi nga Liga që Barça të ulë ndjeshëm rrogat për shkak të krizës së koronavirusit.
Në Angli ka një problem tjetër, dhe këtë e ka Mançester Siti. Trajneri Pep Guardiola pavarësisht nga fjalët e ëmbla për lumturinë e tij në “Etihad” ende nuk po bisedon për rinovimin e kontratës. Klubi gjykon se katalanasi mund të kandiset që të qendrojë nëse i bëhet një “dhuratë” e madhe dhe kjo dhuratë e ka emrin pikërisht Mesi. Mediat spanjolle spekullojnë se Siti i është kthyer sulmit për argjentinasin, dhe nëse vetë Leo është dakord, i ka që të gjitha mundësitë për ta marrë sepse kontrata e tij përfundon në 2021.
Sfidanti.al