Lazio, Immobile ende pozitiv me genin ‘N’, edhe Milinkovic ka Covid

Ciro Immobile është ende pozitiv. Ky është motivi i vërtetë që vendosi anulimin e vizitave të programuara për t’u kryer mëngjesin e kësaj të hëne në klinikën romane Paideia. Ashtu sikurse ndodhi edhe javën e kaluar, sulmuesi i Lazios kreu një verifikim të dyfishtë; rezultati i parë, ai i tamponit të ardhur në mbrëmjen e së martës ishte negativ. I dyti, që doli mëngjesin e kësaj të mërkure ishte reaktiv ndaj genit ‘N’.

Me fjalë të tjera, Immobile për momentin duhet të qëndrojë ende në izolim të paktën deri në një njoftim të ri. Kjo do të thotë se për sulmuesin italian shtyhet rikthimi në skuadër

Por gjatë kësaj jave që është e rikthimit të kampionatit me Lazion që do të luajë ndaj Crotones, skuadra bardhekaltër mori një lajm të keq nga Milinkovic Savic. Mesfushori rezultoi pozitiv në testet për Covid-19, lajm që u konfirmua nga Federata Serbe e Futbollit në prag të ndeshjes me Rusinë.

Sfidanti.al