Padyshim që kanë ikur kohët kur ata ishin të pathyeshëm dhe mateshin vetëm me njëri-tjetrin. Mosha bën të vetën, po ashtu ndryshimet familjare dhe ato që ndodhin rreth sportistit, dhe pas Rafael Nadalit “barrën” e viteve e ndjeu edhe Novak Gjokoviç. Pasi e nisi me fitore turneun e Finaleve ATP, numri 1 i renditjes botërore u mposht bindshëm në ndeshjen e dytë në grup ndaj rusit Danil Medvedev. Ky i fundit ia doli 6-3 e 6-3, më lehtë sesa austriaku Tim mundi Nadalin. “Nole” ka shansin për t’u kualifikuar me ndeshjen e tretë ndaj gjermanit Zverev, dhe do të synojë titullin e 6-të në këto Finale për të barazuar rekordin botëror të Rozher Federerit, veçse forma që po kalon nuk të jep shumë optimizëm.
Sfidanti.al