Liverpool nuk do të ketë Salah, sërish pozitiv me Coronavirus

Mohamed Salah rezultoi sërish pozitiv me coronavirus. Sulmuesi egjiptian, që është ende në grumbullim me përfaqësuesen e tij, kishte dalë pozitiv me Covid në testet me tampon të kryer 5 ditë më parë dhe tani Federata Egjiptiane e Futbollit bëri të ditur se Salah ende nuk është negativizuar nga Covid.

Në këtë pikë, Mohamed Salah rrezikon të mos luajë si në ndeshjen e Premier League ndaj Leicester, ashtu edhe atë të Ligës së Kampioneve me Atalantën të mërkurën e ardhshme

Sfidanti.al