Lushnja nuk gjen blerës

Janë tri ankande të organizuara ku ka pasur vetëm interesime formale. Njoftimi mbyllet duke treguar se klubi do të punojë për të gjetur zgjidhjet më të mira, ndërsa ankandi ka dështuar tri herë.

Njoftimi i Lushnjës:

KF Lushnja dëshiron të informojë opinionin publik, tifozët verdhjeshil dhe qytetarët e Lushnjës se procesi i shpallur për shitjen e klubit ka përfunduar pa sukses. Pavarësisht tri herëve të organizuara për ankand, ka pasur vetëm interesime informale, por asnjë ofertë zyrtare nuk është paraqitur. Gjithë procedura është zhvilluar në mënyrë të ligjshme dhe transparente, duke respektuar rregullat përkatëse, por përfundimisht nuk është dorëzuar asnje ofertë konkrete për blerjen e klubit. KF Lushnja mbetet e vendosur të vazhdojë rrugën e saj dhe të punojë për të gjetur zgjidhjet më të mira në interes të klubit dhe tifozëve tanë verdhjeshil.

sfidanti.al