Pogradeci ka zyrtarizuar sot dy emra të rinj për skuadrën e këtij sezoni. Norik Krasniqi dhe Majkëll Babatunde shtojnë forcat te liqenorët, që synojnë Superioren. Babatunde rikthehet në Shqipëri. 32-vjeçari ka luajtur më parë me Laçin në Superiore.
Njoftimi i Pogradecit:
Norik KRASNIQI, 25 vjeç, sulmues është afrimi më i ri në Kf Pogradeci. I urojmë suksese në rrugëtimin e tij pranë liqenorëve. Michael BABATUNDE, 32 vjeç, mesfushor është anëtari më i ri në mesin e liqenorëve. Klubi i uron suksese në vazhdim.