Lumturi globale, edhe Nejmar qesh që Mesi fitoi Kupën e Amerikës

Fillimisht i dolën lotë nga sytë për shkak të dëshpërimit, dhe padyshim që dëshironte të fitonte ai. Gjithsesi, finalja e Kupës së Amerikës nuk u fitua nga Brazili i Nejmarit, por nga Argjentina e Lionel Mesit, dhe ylli brazilian i fshiu shpejt lotët për të pasur një ndjenjë tjetër. Ai u takua me ish-shokun e tij të Barcelonës, dhe bisedoi e qeshi pak minuta pas përfundimit të finales. Duket se edhe ai ishte i lumtur që Mesi realizoi ëndrrën e tij të karrierës, duke fituar titullin e parë me Argjentinën. Nejmari luftoi shumë gjatë ndeshjes, por mbrojtja argjentinase u tregua shumë e fortë, sipas skemave të trajnerit Lionel Skaloni.

Sfidanti.al