Sër Aleks Fergusoni vazhdon të fitojë, 5 milionë paundë në vit!

Kur ishte trajner padyshim që bilancin e kishte tepër pozitiv, ndonëse i përkiste realisht një epoke tjetër. Nga një sindikalist i dikurshëm Sër Aleks Fergusoni kaloi tek futbolli si biznes i madh, nëpër një periudhë heroike dhe jo kaq të pasur si ajo e viteve 70-të e 80-të. Gjithsesi, legjenda skoceze ka sot një pasuri prej 26.5 milionë paundësh stërlina. Aspak keq për një “gjysh” që shpejt mbush 80 vjeç. Vetëm vitin e fundit ai fitoi 5 milionë paundë stërlina, nga të cilat 2 milionë ia jep detyra si ambasador i Mançester Junajtidit.

Sfidanti.al