Kieza kushton 90 milionë euro, por Juventusi s’ka uri që ta shesë!

Nëse ka një lojtar të Italisë që e ka rritur shumë kartonin e tij, ky është sulmuesi i ri juventin. Në moshën 23-vjeçare ai është yll i të kaltërve, por edhe i Juventusit, që pagoi 10 milionë euro për të, dhe ka detyrim t’i japë Fiorentinës edhe 40 milionë euro të tjera. Nëse shpenzimi arrin në 50 milionë euro (ndoshta +10 të tjera si shpërblime të ndryshme), kartoni i Kiezës tani vlen 90 milionë euro. Tepër shumë, aq sa trajneri i Bajernit, Nagelsman, theksoi se “e pëlqej shumë si lojtar, por nuk mund ta marr sepse kushton shumë”. Tek Juventusi e dinë sesa kushtonm, por nuk duan të përfitojnë, nuk u hyjnë në sy 90 milionë euro. Pavarësisht krizës dhe humbjeve, nga pronarët do të ketë “injektim” prej 400 milionë eurosh kapital, pra nuk ka ndonjë nevojë urgjente për para.

Sfidanti.al