S’ka rëndësi nëse je tek Bajerni, Dortmundi apo Lajpcigu. Tendenca është që lojtarët e Bundesligës janë duke zbritur gjithnjë e më poshtë në renditjet europiane. Sipas revistës “Kiker”, vetëm 7 lojtarë të kombëtares së Gjermanisë që luajnë në Bundesligë meritonin të ishin në renditjen e më të mirëve. Mbrojtësi i qendrës, Zyle, nuk ishte aspak, ndërsa më i miri lojtar i krahut ishte Gosens që luan në Serinë A me Atalantën. Edhe më shumë problem me sulmuesit, pasi që nga viti 1985, yjet ofensivë të Bundesligës nuk janë në majë. Kjo, sepse lojtarë si Fëler, Klinsman, Birhof apo të tjerë kanë luajtur jashtë vendit. Vetëm të tillë si Haverc apo Rydiger bënë përparim këta muaj, por ata luajnë tek Çelsi në Angli. Në dimër, sipas “Kikerit” ishin 5 lojtarë të Bundesligës që cilësoheshin “klas botëror”, ndërsa sot janë vetëm 2. Për me tepër, në kupat e Europës pati katastrofë, dhe asnjë ekip gjerman nuk arriti në gjysmëfinale të Championsit. Në Ligën e Europës, Hofenhajmi u eleminua nga Molde e Norvegjisë dhe Leverkuseni nga Jang Bojsi i Zvicrës.
Sfidanti.al