Luis Enrike nuk ka kujt i shkruan, “vidhen” shënimet për Anglinë

Një trajner normalisht nuk ka dëshirë që puna e tij të dekonspirohet. Për fat të keq, Luis Enrikes i ndodhi edhe kjo e keqe, e dyta pas humbjes ndaj Anglisë, ndërsa televizioni spanjoll “La Seksta” arriti të sigurojë fotografi të shënimeve të trajnerit të Spanjës gjatë ndeshjes së Seviljes për Ligën e Kombeve.

“Presingu ynë është i pakoordinuar, – shkruante ai me ankesë, – gabime individuale. Stërlingu nuk po mbulohet siç duhet”. Përpara ndeshjes, ai kishte shkruar me bojë blu (gjatë takimit, me të kuqe), ndërsa kishte veçuar rrezikun e Stërlingut, ndërsa kishte menduar skemën 3-4-3, por përfundimisht luajti me 4-3-3. “Isha shumë mirë në pushim të ndeshjes, – tha ai në përfundim për mediat, – isha gati t’i vrisja lojtarët e mi”.

Sfidanti.al