Anglishtja mbetet gjuha kryesore dhe dominuese, por lojtarët në parket nuk janë më me patjetër me pasaportën amerikane. NBA po bëhet gjithnjë e më globale dhe ndërkombëtare, pavarësisht se presidenti Donald Tramp po përpiqet të kthejë mbrapsht rrotën e historisë. Statistikat flasin që sezoni që nisi sot do të ketë 108 basketbollistë të huaj, rreth 25 për qind, apo një në katër. Kurrë më parë nuk ka qenë kështu.
Kanadaja ka 11 përfaqësues, Australia 9, Franca 9, Spanja 7, Gjermania 6 (rekord historik), pastaj Kroacia, Serbia e Turqia nga 3, ndërsa Italia ka dy. Greqia përfaqësohet ne Janis Antetokumpon, kandidat për t’u shpallur lojtari i vitit, ndërsa Sllovenia do të ketë lojtarin tjetër të huaj, që ka tërhequr vëmendje të madhe. Luka Donçiç i Dallas Maveriksit, do të luajë në krah të Dirk Novickit. Slloveni shkoi si kampion i Europës me Realin, është vetëm 19 vjeç, 201 cm shtatlartë dhe është në gjendje të luajë në shumë pozicione.
Sfidanti.al