Kampionati botëror i futbollit të këtij viti ka pasur një ndikim pozitiv në ekonominë ruse. ky ëstë përfundimi i një raporti të publikuar nga Komiteti Organizativ i këtij evenimenti fgjatë një konference të zhvilluar në Doha të Katarit, vendi që do të mirëpresë edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës në vitin 2022
‘Shifrat e raportuara janë vërtet surprizuese-tha presidenti i komitetit Organizativ të Kupës së botës, Alekej Sorokin në konferencë.
Raporti tregon se shifra që është injektuar në ekonominë e Rusisë në periudhën 2013-2018 është 14.5 miliardë, shifër kjo që është sa 1.1% e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit. Ajo që të bën përshtypje në këtë raport është fakti se specialistët flasin për vazhdimin e këtij impakti në ekonominë ruse edhe për 5 vitet e ardhshme.
Në të njëjtën kohë, raporti i Komitetit organizativ të Kupës së botës flet edhe për krijimin e 315 mijë vende pune gjatë turneut më të rëndësishëm futbollistik.
Edicioni i Kupës së Botës në Rusi i këtij viti u konsiderua një sukses i vërtetë, edhe pse në prag të tij u bënë shumë paralajmërime për huliganizmin por edhe situatën politike që ishte në Rusi.
sfidanti.al