Luis Enrike e di se do të jetë e vështirë: Identike si në Paris!

Nga fusha e stadiumit doli me kokën ulur dhe me nofullat e shtrënguara. Nuk dëshiron ta mbyllë në këtë mënyrë karrierën si trajner i Barcelonës, Luis Enrike, por në jetë jo gjithçka varet nga njeriu. Pavarësisht motivimit që ai u përpoq t’i bënte futbollistëve, rezultati sërish doli shumë i keq dhe ndeshja e kthimit paraqitet shumë e vështirë. “Na ndodhi si në Paris, – u shpreh trajneri katalanas, – ndeshja u luajt thuajse njësoj si në Francë, me fillimin e takimit tepër të dobët nga ana jonë”.

“Do të na duhet të ndryshojmë gjithçka në “Kamp Nou”, – vazhdoi Luis Enrike, – do të jetë shumë e vështirë, por do të provojmë deri në fund. Në pjesën e dytë luajtëm shumë më mirë, por ishte e para që prishi punë. Nuk dua të mendoj se Nejmar ishte i tronditur nga skualifikimi për El Klasikon, pasi humbjet janë të të gjithëve, në radhë të parë të trajnerit”.

Sfidanti.al