Presidenti është vetëm një, dhe shumicën e kohës është i bllokuar nga kontratat dhe nga sistemi i sotëm i futbollit, me agjentë, prokurorë dhe hollësi ligjore. Futbollistët e Napolit kuptuan se në përplasjen e tyre kundër vendimeve të klubit, nuk kanë punë vetëm me presidentin De Laurentis, por edhe me një pjesë të tifozëve. Qidra prej tyre u mblodhën para selisë së klubit, duke kërkuar që të jepte dorëheqje De Laurentisi, por edhe kapiteni Lorenco Insinjo. “Jeni mercenarë, – ishin akuzat e tyre për lojtarët, – shkoni të bëni ndonjë punë”.
Napoli është i tronditur nga konflikti i brendshëm i lojtarëve me presidentin, pasi ky i fundit i kritikoi ashpër dhe i dërgoi në izolin, në grumbullim në kompleksin e klubit. Futbollistët e refuzuan urdhërin, dhe u larguan pa autobus,në përfundim të ndeshjes së Championsit ndaj Salcburgut. Ata po shohin rrugët ligjore, por po ashtu po bën presidenti, që po mendon të vendosë një gjobë. Ndërkaq, mediat në Itali shkruajnë se mund të ketë një marrëveshje për të vazhduar grumbullimin të premten, pra sot, një një lloj kompromisi.
Sfidanti.al